Ora News – PS-LSI përplasen për zgjerimin e kapaciteteve të Eco-Tirana

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e kuorumit në Këshillin Bashkiak detyroi mbylljen e mbledhjes vetëm pasi ishin mitatuar vetëm 4 projektvendimet e para. Mazhoranca nuk arriti të siguronte 31 vota pro për të miratuar ndryshimin e statusit të kompanisë Eco-Tirana që zgjeron kapacitetet e saj. PD e kundërshtoi fuqimisht këtë propozim me argumentin se pas tij fshihet ndërtimi i një impianti mbetjesh.
Mazhoranca e vetme në Këshill nuk arriti të siguronte kourumin prej 31 vota për të ndryshuar statutin e kompanisë publike Eco-Tirana me qëllim zgjerimin e aktivitetit të saj. LSI kërkoi më shumë informacion rreth këtij projektvendimi të debatuar, për këtë arsye mbledhja e radhës e këshillit bashkiak u shty ditën e martë në orën 11.00. Kryebashkiaku Veliaj beson se puna e Eco-Tirana po ndryshon konceptin e pastrimit në kryeqytet dhe duhet të merret si shembull edhe në qytete të tjera.
Por në fakt, tjetër mendim kanë demokratët. Pas toneve të ngritura, këshilltarët e djathtë kërkuan votën kundër edhe të grupeve të tjera në këshill pasi, sipas tyre në këtë ndryshim të statutit, fshihet plani për ndërtimin e një impianti mbetjesh.
Pretendime të cilat u hodhën poshtë nga nënkryetari Mazniku dhe Këshilltarja Klotilda Ferhati.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-lsi-perplasen-per-zgjerimin-e-kapaciteteve-te-eco-tirana/