#tvora #rtvoranews
Kompania "Eco Tirana" e cila rezulton të ketë bërë një sërë tenderash për blerje, marrje me qira apo shërbime të tjera në Bashkinë e Tiranës, ka prokuruar së fundmi edhe dy kontrata të reja që kapin vlerën e 19 mln lekësh të reja pa TVSh.
Për tenderin me objekt "Blerje materiale për riparimin e ndërtimin e kazanëve" me një vlerë prej 4.9 mln lekësh, është shpallur fituese kompania Sinani Trading ShPK.
Në garë kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë por njëri prej tyre është skualifikuar me argumentin se nuk plotëson kriterin e kapacitetit teknik.
Shpeshherë OpenData ka ndezur flamurin e kuq kur janë konstatuar precedentë e tillë ku një problematikë e theksuar janë konsideruar dhe tenderat me mungesë konkurence.
Një tjetër rast është procedura e zhvilluar nga "Eco Tirana" për objektin "Blerje uniformash dimërore, bluza jelekë verorë dhe kapele me logo verore, doreza pune FP3, syze protektive dhe këpucë me një vlerë prej 13.6 mln lekësh.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tenderat-pa-gare-te-eco-tirana-prokurohen-dy-kontrata-te-reja
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv