Bregu kundër shkarkimit të Bashës: Interesi kryesor fitorja e PD! - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Majlinda Bregu është nje prej kritikeve me te ashpër te Lulzim Bashes gjate 4 viteve ne opozite, duke filluar nga reforma ne drejtësi, humbja ne Dibër e deri tek qëndrimi i saj kundër bojkotit te zgjedhjeve parlamentare. Ne nje pjese te këtyre betejave ajo ka kritikuar Lulzim Bashen se bashku me Jozefina Topallin; por kete here Bregu është kundër Topallit për shkarkimin e Bashes nga posti i kryetarit te Partisë Demokratike. Edhe pse ruan te njëjtat rezerva ndaj tij për shkeljen e statutit apo per premtimin per nje republike te re, ndryshe nga Topalli dhe Imami; kryetarja e këshillit Kombëtar te Integrimit, gjykon se tani është koha per te bere fushate ne mënyrë qe Partia Demokratike te fitoje ne 25 qershor.Zonja Bregu, ju u takuat dje me Zonjën Topalli, por a e mbështesni ju idenë e saj për shkarkimin e zotit Basha, para 25 qershorit?Majlinda Bregu: Nuk është hera e parë që flas për forumet dhe as për statutin e Partisë Demokratike, i cili në fakt ka një të vërtetë dhe ky është fakt tashmë, të cilën e kemi diskutuar dje dhe në një kafe shumë miqësore me miq që statuti nuk është respektuar dhe është shkelur. Megjithatë mua më intereson më shumë sot, dhe besoj të gjithë ne së bashku na intereson Partia Demokratike. Na intereson që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë e fortë, Partia Demokratike të maksimalizojë rezultatin e saj në zgjedhjet e qershorit dhe njëkohësisht ajo për të cilën besoj ka interes çdo demokrat i vërtetë është që Partia Demokratike si shtëpia e madhe e lirisë së shqiptarëve të vazhdojë të jetë po aq e fortë sa ka qenë dhe jo të ekzistojë si gjallesë fantazëm e republikës së re. Kjo është më e rëndësishme për ne, dhe të siguroj që si unë edhe të gjithë kolegët që kemi takuar dje nuk kemi asnjë interes tjetër primar përveç interesit për të punuar me të gjitha mundësitë që do kemi në këtë fushatë pro Partisë Demokratike.Por a do te vazhdoje te ruaje Bregu te njëjtin qëndrim ndaj Lulzim Bashes ne rast se PD humbet zgjedhjet e 25 qershorit.Analiza për Kryetarin pas zgjedhjeve?Majlinda Bregu: Eshtë shumë mirë që ka një zgjim më të madh sot të të gjithë demokratëve për të kuptuar dhe për të adresuar problemin atje ku realisht ka qënë gjatë gjithë kësaj kohe. Unë vazhdoj të besoj që Partia Demokratike është e të gjithëve, nuk është parti as e kryetarit aktual dhe s mund të jetë kurrë parti vetëm e Njëshit.Nje dite me pare Jozefina Topalli e Arben Imami u bene thirrje strukturave te Partisë Demokratike t?i bashkohen iniciativës per shkarkimin e Lulzim Bashes nga posti i kryetarit te Partisë Demokratike, si e vetmja rruge per te ndalur shkatërrimin e PD; por ky aksion politik duket se nuk është mbështetur as nga Bregu e as nga Patozi.

Free Traffic Exchange