Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në zonat turistike të Shëngjinit dhe Tales në Lezhë punohet ende për pastrimin e rërës ndërkohë që kanë mbërritur pushuesit e parë. Drejtori i Turizmit në Bashkinë e Lezhës, Ardian Laçi thotë sistemimi i plazheve po vijon me ritme të shpejta dhe një pjesë e rërës është gati për pushuesit.
Ardian Laçi: ?Mund të them se disa grupe pune janë angazhuar në pastrimin e rërës. Është bërë pastrimi paraprak dhe plugimi që kanë nxjerrë disa problematika të reja me të cilat do punohet në vazhdimësi për të siguruar një rërë cilësore.?
Sipas Laçit bregdeti i Shëngjinit renditet një ndër plazhet më të pastra të Shqipërisë dhe të rajonit, ndaj dhe Bashkia do të ketë vëmendjen maksimale për të siguruar një sezon të suksesshëm.
Ardian Laçi: ?Në plazhin e Shëngjinit dhe plazhin e Tales nuk ka derdhje të ujrave të zeza. Kjo është një garanci që Bashkia Lezhë u jep pushuesve për të cilët do të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për të siguruar një sezon turistik dhe pushime sa më të mbara.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shengjin-punohet-ende-per-pastrimin-e-reres/