Ora News – Brukseli: Të implementohet marrëveshja për zgjedhjet dhe vettingun

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur mes kreut të mazhorancës dhe atij të opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve me 25 qershor.
Përmes një deklarate të përbashkët për shtyp, zyrtarët e BE shprehen se klasa politike tregoi pjekuri demokratike.
?Përgëzojmë partitë politike në Shqipëri për marrëveshjen e arritur, që do të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve në 25 qershor 2017 me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Udhëheqësit politikë u janë përgjigjur pritshmërive të qytetarëve të tyre dhe treguan pjekuri demokratike?, lexohet në deklaratë.
Mogherini dhe Hahn kërkojnë implementimin sa më parë të marrëveshjes për garantimin e standardeve zgjedhore. Njëkohësisht zyrtarët e BE nënvizojnë edhe rëndësinë e ngritjes së organeve të vettingut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/brukseli-te-implementohet-marreveshja-per-zgjedhjet-dhe-vettingun/

Free Traffic Exchange