http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Propozimi i të dërguarit të Departamentit të Shtetit Hoyt Brian Yee, ka vënë në lëvizje Partinë Demokratike, e cila ka në tavolinë paketën McAllister, si bosht për nje marrëveshje te mundshme me mazhorancen.Lulzim Basha ka pasur një paradite të ngjeshur takimesh me krerët e partive aleate dhe paraardhësin e tij Sali Berisha, me cilët ka diskutuar mbi qëndrimin që opozita do të mbajë në funksion të negociatave.Paradite kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur aleatet per te diskutuar qëndrimin opozitar.Mësohet se te gjithë kane rene dakord per paketën McAllister, e meqenëse nga kjo pakete ka rene propozimi per presidentin konsensual, opozita kërkon zëvendëskryeministrin. Me heret, postin e numrit dy te qeverise e kishte propozuar edhe lideri i mazhorances Edi Rama.Burime nga takimi bëjnë te ditur se shtyrja e zgjedhjeve është lene ne varësi te kohës qe nevojitet për standardet e procesit.Pas takimit me aleatet, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkoi në zyrën e Berishës. Duket se Basha e informoi ish-kryeministrin për qëndrimin e aleatëve, të cilët i ri mblodhi pak më vonë në selinë blu.E pas mbledhjes së dytë, me partitë aleate, Basha ka dalë sërish nga zyra për t?u konsultuar me Berishën.Kontaktet mes aleatëve opozitarë kanë në thelb pikat e negociatave të pritshme me mazhorancën. Fakt, i cili është konfirmuar edhe nga kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, në Asamblenë Kombëtare të forcës që drejton.