Berisha: Rama të pranoje zgjidhjen - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fjalimi i përjavshëm i ish-kryetarit te demokrateve Sali Berisha tek çadra, u fokusua tek protesta e se shtunës. Dhe ish-kryeministri Berisha u kujdes te theksonte se tubimi i opozitës do te jete paqësor.Të ftoj të rrish në atë dritare më 13 maj dhe të garantoj se ne protestën e kemi paqësore. Por një gjë të siguroj prapë; Edvin, Çadra do të të duket Everest! Atëherë do shohësh ti se çfarë është Çadra, do tmerrohesh por aty të rrish se ne jemi të vendosur në protestën tonë paqësore.?Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama te tërhiqet nga zgjedhjet pa PD.?Ke marrë përsipër aktin më makabër në historinë e lirisë së shqiptarëve, ke marrë përsipër të bëhesh varrmihës i pluralizmit politik. Të bëj thirrje: në qoftë se të ka ngelur qoftë dhe pikë e arsyes njerëzore hiq dorë sa më parë nga kjo sipërmarrje. Nuk kanë lindur kurrë ata që mund të varrosin pluralizmin politik, liritë politike të shqiptarëve në Shqipëri.?Te gjitha energjitë e opozitës përgjatë këtyre ditëve janë përqendruar tek protesta e se shtunës, e cila është cilësuar si moment i lindjes se republikës se re.