Ora News – Zyrtari i lartë amerikan në Tiranë për të zgjidhur krizën

2017-07-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas përpjekjeve të dështuara të përfaqësuesve evropianë, javën e ardhshme pritet që Tiranën ta vizitojë zyrtari i lartë amerikan, Hoyt Brian Yee, ne përpjekje për të ulur palët ne dialog për zgjidhjen e krizës politike.
Vizita e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, nuk konfirmohet zyrtarisht nga burimet diplomatike, por burime të Ora News mësuan se ai në Tiranë do të vijë të hënën e 15 majit.
Nuk ka ende një axhendë zyrtare, por qëllimi i vizitës së tij është kriza politike, ndërsa pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin i zgjedhur Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan mund të jetë përpjekja e fundit e ndërkombëtarëve për të ulur palët në dialog dhe për të bërë të mundur që Partia Demokratike të marrë pjesë në zgjedhje.
Zëvendës ndihmës sekretarit amerikan Hyot Brian Yee disa ditë më parë ka zhvilluar një takim në Kosovë dhe Maqedoni.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zyrtari-i-larte-amerikan-ne-tirane-burime-te-ora-news-per-te-zgjidhur-krizen/

Free Traffic Exchange