Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masën e sigurisë ?arrest me burg? për Noc Totën, 75-vjeçari nga Kurbini i cili vrau dy ditë më parë nusen e djalit, duke e goditur me levë.
Tota është shfaqur i penduar para trupit gjykues, duke deklaruar: ?U nxitova që qëllova?.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 3 majit 2017 në fshatin Zheje.
41-vjeçarja Vera Tota, nënë e dy fëmijëve 15 dhe 10 vjeç, u vra nga vjehrri i saj pasi akuzohej se nuk u shërbente.
Ajo u godit në oborrin e banesës teksa ikte për në punë. Fatmirësisht në momentin e ngjarjes së rëndë, dy fëmijët kanë qenë në gjumë, ndërsa bashkëshorti në punë ku punonte si roje nate.
Vera Tota ka pasur fillimisht një sherr verbal, pasi dy prindërit e bashkëshortit e akuzonin se nuk u shërbente, pohojnë të afërmit, dhe më pas grindja ka degjeneruar me dhunë, ku vjehrri 75 vjeç Ndoc Tota, pasi e ka ndjekur për disa metra në oborr, ka marrë një levë dhe e ka goditur disa herë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pendohet-per-vrasjen-e-nuses-se-djalit-noc-tota-u-nxitova/