U diagnostikua me semundje te rende, nena i vendos djalit dhe nuses unazat ne "E Diela Shqiptare"

2020-01-19 2

Rubrika ?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan ka sjellë sot historinë e dhimbshme të zonjës Valbona. Ajo është diagnostikuar me një sëmundje tumorale dhe prej disa vitesh është duke luftuar për jetën e saj, duke iu nënshtruar kimioterapive dhe trajtimeve të ndryshme.

Ndihet e lodhur, por familja e ka mbështetur së tepërmi. Ajo ka një dëshirë të madhe dhe prandaj në studio ka sjellë djalin Arditin dhe të fejuarën e tij.

Arditi gjatë gjithë rrëfimit të saj ishte prezent dhe nuk i ka mbajtur dot lotët. Dëshira e mamasë së tij ishte që ai dhe nusja e tij të vazhdonin jetën e tyre sepse ata e kanë stopuar atë, për të qëndruar pranë saj. Gjithashtu Valbona ka kërkuar që në studion e Tv Klan, t?ju vendosë unazat djalit dhe nuses.