Report TV - Dita e Dëshmorëve, Nishani Rama e Meta bashkë në homazhe

2017-07-06 1

Shënohet sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut.

Ashtu si çdo vit tjetër, edhe sot u zhvillua ceremonia zyrtare e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Tiranë.

Zyrtarë të shtetit si Presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vendosën kurora me lule përpara memorialit ?Nënë Shqipëri?, në nderim të të rënëve në luftën antifashiste.