A1 Report - Dita e Çlirimit, Nishani, Rama e Meta kurora tek "Nënë Shqipëri"

2015-08-21 0

TIRANE- Krerët e shtetit kanë përkujtuar 69 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga okupatorët. Ata kanë nderuar Dëshmorët në ditën e 29 Nëntorit.

Sipas protokollit, i pari që ka vënë kurorën me lule ka qenë presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Pasi tij, ishte kryetari i Kuvendit Ilir Meta, që ka nderuar dëshmorët e Kombit.

Më pas, ka vënë kurora me lule edhe kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama. Pas tij, kurora me lule ka vendosur edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Kurora me lule kanë vendosur edhe familjarët e partizanëve dhe dëshmorëve të rënë për lirinë e Atdheut.

Pas kësaj Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta kanë organizuar një aktivitet me rastin e Ditës së Çlirimit tek komplesi "Xibraku" në periferi të Tiranës. Të ftuar në këtë takim janë dhe aleatët e majtë si Skënder Gjinushi kreu i PSD-së, Paskal Milo kreu i PDS.

Më herët ra në sy për herë të parë pas zgjedhjeve edhe takimi publik mes Ramës, Metës dhe dy aletëve të tjerë të koalicionit të majtë, Paskal Milos dhe Skendër Gjinushit, por ky i fundit nuk ka dashur të proncohet për mediat.

Gjatë fjalës së tij, para familjarëve, të afërmve të dëshmorëve të atdheut, të rënëve gjatë luftës së dytë botërore, tha se, "Aleanca për Shqipërinë Europiane ka të gjitha mundësitë të shkruajë një tjetër faqe të bukur në historinë bashkohore të këtij vendi".