http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dy raunde te dështuara negociatash, opozita vazhdon përgatitjet per protestën e Kavajës. Ne ditën e 77 te qëndrimit ne çadre, kreu i PD Lulzim Basha e cilësoi Kavajën si stacionin me te rëndësishëm ne betejën kundër republikës se vjetër, duke theksuar se protesta do te jete paqësore.Basha ka theksuar se nje prej fitoreve te protestës se opozitës është denoncimi i problematikes se drogës, problematike, e cila tashme pranohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Per këtë arsye, sipas Bashes, zgjidhja mund te vije vetëm nëpërmjet qeverise teknike.Basha ka theksuar se 18 qershori si date për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare ka rene edhe ligjërisht. Përgjatë ditëve te fundit ka pasur dy takime mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit te opozitës Basha ne përpjekje per te arritur nje marrëveshje, por këto përpjekje deri tani kane dështuar.