Report TV - Basha: Marshim popullor në Kavajë, nga aty "bie" qeveria

2017-07-06 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me pedagogë nga çadra e PD-së protesta e së cilës ka hyrë në ditën e 77-të, përsëriti se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë.

Sipas tij, 18 qershori ka rënë si politikisht ashtu edhe ligjërisht. Basha tha se ndërkombëtarët mbështesin kauzën e opozitës, ndërsa foli dhe për protestën e paralajmëruar ditën e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë, të dielën e 7 majit.

Sipas tij, nga Kavaja do të bjerë simbolikisht Republika e Vjetër, siç e quajti ai, pasi ushtria paqësore e republikës së re po nis marshin e saj të pandalshëm.

?Sot Republika e Vjetër s?është më zot i fateve të shqiptarëve, sot ndryshe nga 77 ditë më parë se ka lehtë t?i shtypë, vjedhë e mashtrojë shqiptarët, se shqiptarët janë bashkuar dhe ushtria paqësore e republikës së re po nis marshin e saj të pandalshëm. Ne do të marshojmë të bashkuar, qindra e mijëra shqiptarë.