Ora News – Zgjedhjet e përgjithshme dhe ato të Kavajës, 205 milionë lekë për KQZ

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plot 205 290 000 milionë lekë është fatura e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre të pjesshme në Kavajë. Fondi shtesë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Nga ky fond shuma prej 133 milionë lekësh për KQZ shkon për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme në datën e dekretuar nga Presidenti, 18 qershor.
Ndërkaq 65 milionë lekë janë përcaktuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për financimin e fushatës zgjedhore që do t?u shpërndahet subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në këto zgjedhje, në programin ?Mbështetje për partitë politike?.
Ndërsa për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë së Kavajës, qeveria ka miratuar një shtesë fondi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej 7 milionë e 290 mijë lekë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-e-pergjithshme-dhe-ato-te-kavajes-205-milione-leke-per-kqz/