Report TV - Dosja ‘Xibraka’, hetimet: Nipi i diktatorit e të pandehurit të varfër

2017-07-06 0

Të arrestuarit për laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit rezultojnë të varfër pa prona, biznese e para në llogarit bankare.

Është ky rezultati i hetimit pasurorë të kryer nga krimet e rënda ndaj të pandehurve mes tyre dhe Ermal Hoxhës, nipit të ish diktatorit Enver Hoxha.

Më 14 Janar viti 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 kolumbianë të cilët sipas hetimeve merreshin me përpunimin e kokainës dhe pse në Shqipëri e kishin mbërritur me leje pune dhe si futbollistë.