VLORE- Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) shembi sot një pallat katër katësh pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Objekti preket nga ndërtimi i shëtitores "Lungomare".
IKMT ka njoftuar banorët që dje se shembja do të kryhet sot rreth orës 12:00 me shpërthim të kontrolluar, për të shmangur dëmtimet në ndërtesat e tjera aty pranë.