Report TV - Kukës,banorët e fshatit Lojme protestë për ujin:Na e merr qyteti

2017-07-05 5

KUKES-Banorët e fshatit Lojme të Njësisë Administrative Zapod në Kukës, kanë protestuar të hënën pasi burimi i ujit të fshatit të tyre do të kalojë për furnizimin e qytetit të Kukësit.

Banorët thonë se do të mbeten pa ujë dhe sipas tyre prurjet do të jenë shumë të vogla dhe nuk do të mjaftojnë për nevojat e përditshme.

Ajo çfarë mund t?i penalizojë më shumë është gjatë kohës së verës pasi prirjet e ujit pakësohen dhe si pasojë ata mund të mbetën tërësisht pa ujë.

?Në këtë protestë kemi dalë se po na merret uji në fshat, mirëpo s?kemi asnjë informacion zyrtar pasi i kam nisur shkresat njësisë, bsahkisë, prefekturës deri tek kryeministri. Nuk kam marrë asnjë informacion zyrtar nga askush. Ujin nuk e japim, sepse uji për ne është jeta. Uji gjatë verës nuk mjafton për ne jo më për qytetin?, tha një banor.

?Po i cenohen interesat jetike banorëve të fshatit tonë dhe të ardhmes së fëmijëve të fshatit tonë. Me atë ujë vaditim 50 e ca hektarë tokë. Me atë tokë ne kemi siguruar jetesën sepse në fshatin tonë nuk ndjehet dora e shtetit në asnjë lloj mënyrë?, deklaroi një banor i fshatit.