Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e Lojmes në Zapod të Kukësit, kanë protestuar kundër shfrytëzimit të burimit të ujit të pijshëm nga Ujësjellësi që do shërbejë për të furnizuar qytetin.
Banorët shprehin frikën se me vendosen e tubacioneve të ujësjellësit, do mbeten pa ujë pasi do ulet shumë niveli i prurjeve të burimit.
Banorët: Ujin nuk e japim, sepse është jeta. Gjatë verës nuk mjafton për ne.
-Terreni është shumë i vështirë. Të na marrin edhe ujin, ne ku jetojmë.
Këto ditë, Ujësjellësi i Kukësit ka nisur punimet për futjen në sistemin shpërndarës të burimit, me qëllim që të shtohet sasia e ujit në çezmat e konsumatoreve në qytet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kukes-banoret-e-lojmes-proteste-kunder-ujesjellesit-qe-furnizon-qytetin/