Report TV - Rama:Demokratët e Kavajës s’shkojnë pas marrëzisë së çadrës

2017-07-05 0

Kur kanë mbetur dy javë nga zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Kavajas, kryeministri Rama zhvilloi mitingun me të rinjtë ndërsa u shpreh se nuk beson se demokratët e këtij qyteti do shkojnë pas marrëzisë së Lulit e Berishës.

"Duan të bllokojnë rrugën e Kavajës drejt së ardhmes, duan të rikthehen për të ndaluar orën e Kavajës siç e ndaluan për çerek shekulli, duan të rikthehen për të përplasur qytetarët, prindërit fëmijët, familjen e zakonshme duke i ndarë e përçarë dhe duke i futur në nj konflikt pa kuptim, por nuk besoj se ka demokratë të ndershëm e familje të zakonshme që ka votuar e voton PD që është gati përplasen që ata që janë në çadër të shpëtojnë nga drejtësia. Nuk besoj se ka prindër demokrat të shkojnë pas marrëzisë së Berishës e Lulit për të shpëtuar gjykatësit e prokurorët e korruptuar. Jam i bindur se demokratët që janë me PD me zemër e arsye kurrë nuk do pranojnë të bëhen mish për topat e kësaj marrëzie që ushqehet nga frika e tmerrshme e drejtësisë që na duhet për Shqipërinë që duam", tha Rama.

Free Traffic Exchange