Report TV - Edhe LSI braktis Bashën, Meta kritika PD: S'i shërben procesit

2017-07-05 0

TIRANË- Ilir Meta ka ashpërsuar gjuhën sonte në mbrëmje me opozitën, pasi kjo e fundit refuzoi paketën e ?pajtimit? të sjellë nga ndërkombëtarët, ndërsa nuk mori pjesë as në tryezën e partive të thirrur nga vetë ai si Kryetar i Kuvendit.

Meta tha se axhenda politike e opozitës nuk i shërben zgjidhjes së situatës dhe as vetë opozitës, teksa shtoi se për fat të keq, opozita po barazon dialogun me ultimatumet. Refuzimi i vazhdueshëm i opozitës duket se e ka bërë Meta, njeriu ?i qetësisë dhe dashurisë?, të humbasë durimin.

Ai iu përgjigj edhe sulmeve të opozitës se kjo tryezë ishte fasadë për të manipuluar Kodin Zgjedhor.

"Opozita ka të drejtën e saj të quajë të kotë këtë tryezë timen. Si kryetar i Kuvendit kam bërë të gjitha përpjekjet për t'u vendosur dialogu që nga dita e parë e vendosjes së çadrës dhe protestës së opozitës për këtë çështje, por është për të ardhur keq që opozita barazon dialogun me ultimatumin. Ju e dini falë përpjekjeve të bëra nga ndërkombëtarët, nga unë dhe LSI, janë bërë disa hapa përpara nga ana e mazhorancës aktuale për të krijuar një klimë sa më konstruktive dhe mirëbesimi, por kuptohet që axhenda ka një axhendë që nuk po i shërben këtij procesi dhe besoj se nuk do t'i shërbejë edhe vetë opozitës", u shpreh Meta pas tryezës me partitë politike që organizoi këtë mbrëmje në Kryesinë e Kuvendit.