Report TV - Turi i vetmuar, garda e vjetër braktis Bashën, ja "armiqtë"

2016-10-17 0

Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka nisur një aksion të ri politik, ndoshta të parafundit, para zgjedhjeve të 2017. Kur disa deputetë demokratë kërkuan me urgjencë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të analizuar përgjegjësitë e lidershipit demokrat për katër humbjet radhazi në zgjedhje lokale dhe parlamentare, kreu i demokratëve nis një tur takimesh në rrethe, për t?i ikur zjarrit brenda selisë së partisë. Ndërsa Eduard Selami dhe Majlinda Bregu tentuan, por pa sukses, të mblidhnin firmat e domosdoshme për mbledhjen e forumit të lartë demokrat, Basha u shfaq në zona të caktuara mes demokratëve. Por, aksioni i Lulzim Bashës, në vend të shuarjes së debateve, duket se ka thelluar më tej ndarjen e partisë më të madhe në opozitë. Elita e Partisë Demokratike, e quajtur edhe garda e vjetër e PD, ka braktisur turin e kryetarit, duke konfirmuar edhe një herë papajtueshmërinë për mënyrën se si po drejtohet Partia Demokratike. Në panelet e Lulzim Bashës mundojë figurat qendrore të opozitës, duke nisur që nga Eduard Selami, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Arben Imami etj., të cilët më shumë se sa për retorikën dhe aksionet rutinë, janë të shqetësuar për fatin e zgjedhjeve të 2017.