Sarkazma artistike me historinë e vjedhjes së Epitafit të Famshëm të Gllavenicës nga Muzeu Historik Kombëtar, në mesnatën e 3 shkurtit të vitit 1994 - trashëgimi kulturore që u mbijetoi 6 shekujve - si dhe valët e ikjes së shqiptarëve nga deti; në pamje të parë duken si tematika qendrore e ekspozitës së piktorit të njohur Fatmir Miziri.
Ekspozita është çelur në galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve dhe do të qëndrojë e hapur deri më 2 maj.