Një vajzë nga Bulqiza që quhet Irma Nika ka përcjellë një mesazh të pazakontë në Ditën Botërore të Sindromës Dawn: Ne që jemi prekur nga një gabim i natyrës mund t?ju befasojmë. Ja unë Irma u bëra piktore.
Pikturat e saj janë origjinale, plot episode nga jeta, të mbushura me dedikim dhe dashuri për natyrën, për njerëzit, por edhe me stil piktorik, kur sheh që Irma Nika arrin të ruajë raportin individual të ngjyrave. Pikturat e saj raportojnë ide dhe inteligjencë të fshehur në brishtësinë e natyrës së saj. Ne ekspozitën e Irma Nikës kishte shumë vizitorë, dhjetëra media, disa personalitete.
Pra gjithë atyre kamerave Irma Nika qëndronte me sharmin e një princeshe. Për t?u pasur zili vëmendja e saj në komunikim. Tërësisht e vetëdijshme për rrugën e vështirë në të cilën ka ecur, Irma të befason me përgjigjet që jep kur e pyesin për artin. ?21.3/47? titullohet ekspozita e Irma Nikës e organizuar nga Fondacioni Dawn Syndrome Albania. Përparim Kalo, menaxher i kësaj galerie surprizohet nga fama e artistes dhe shpreh admirimin për arritjet e saj.