Lulzim Basha paralajmëroi shtrirjen e protestave në mbarë vendin dhe radikalizmim të aksionit opozitar deri në bllokimin e akseve rrugore.
Basha
?Në funksion të arritjes të këtij vendimi opozita e bashkuar ka vendosur intensifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë, duke ruajtur si bërthamë të kësaj lëvizje çadre e lirisë 24 orë por duke e shtrirë atë në mbarë vendin. Të hënën të bllokojmë trafikun kombëtar në gjithë Shqipërinë.?
Dy krerët e koalicionit i akuzoi se po mbajnë peng zgjidhjen e krizës politike në vend përmes pazareve në këmbim të vendosjes së dialogut.
Basha ishte i ashpër teksa paralajmëroi anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se do të ndiqen penalisht nëse shkelin afatet ligjore për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhje.
?Do flas si jurist për juristet e KQZ po se hodhët poshtë atë kërkesë jeni në kushtet e shpërdorimit të detyrës dhe do ju çojmë për ndjekje penale".
Derën e dialogut e la të hapur për, por me kushtin e panaegociueshëm të qeverisë teknike dhe mandatin e saj.
Tv Klan