Tiranë- Për gati një orë mbështetës të Partisë Demokratike dhe opozitës në emër të "Aleancës kombëtare kundër drogës" protestuan sot paradite para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tyre Rama është përgjegjës për situatën e trafikut të drogës.
Kryetari i Partisë Demokratike duke mbajtur fjalimin në podiumin e ngritur në krah të godinës së kryeministrisë tha se Tirana, jugu dhe veriu janë sot në shesh për t'i thënë Ramës të ikë pasi "Vendi nuk ka nevojë për adjutant dhe peng të trafikut të drogës"
Basha the se Shqipëria meriton statusin edhe për këtë protestë që i jep një mesazh të madh të gjithë bashkë Europës dhe SHBA. "Shqipëria nuk është narkotrafiku por populli i saj i lirë, nuk është xhungla e një grushti oligarkësh të drogës por demokracia e qytetarëve të saj. Edi Rama, kryeministri akoma në detyrë që ka rënë moralisht ditën e rënies së avionit në Divjakë, si simbol i drogës me avion është sot më larg se kurrë me këtë Shqipëri të punës dhe nderit parimeve dhe vlerave. "
Sipas Bashës, "Ramës i ka ngelur vetëm të zgjedhë orën e largimit orën e dorëheqjes. Nuk mund të qeverisë dhe të marrë përgjegjësinë për narkotrafikun e ngritur në sistem dhe përfshirjen qeveritare"
Protesta e nisur rreth orës 11:36 me një marshim përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" u vendos para kryeministrisë ku mbajti fjalën edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Më pas rreth orës 12: 40 me pankarta në duar "Në këmbë kundër kundër drogës Rama në shtëpi" "Edi Koka Edi Droga:" Stop Escobarama", protestuesit iu drejtuan çadrave ku prej tre ditësh janë në grevë urie 15 të shkarkuar nga administrata pasi në qeveri erdhi e majta.
Këtë herë protestuesit ishin më të shumtë në numër se në protestën e së enjtes së kaluar para Parlamentit ndërsa burime nga PD i thanë Ora News se të pranishëm në protestë kanë qenë rreth 150 mijë vetë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/