Ora News - Koalicionet, Blushi: Nëse KQZ vendos, shkatërron përfundimisht zgjedhjet

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Libra dhe deputeti Ben Blushi thotë se kërkesa e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për shtyrjen e datës së regjistrimit si koalicione në KQZ është shkelmi më i fundit që i jepet Republikës dhe se kjo është e pafalshme.
Sipas tij, nëse KQZ pranon kërkesën e tyre, shkatërron përfundimisht zgjedhjet.
Blushi: Po i vënë shqelmin e fundit Republikës. Janë dy ngjarje të pafalshme; e para është kërkesë absurde e Edi Ramës dhe Ilir Metës, që me një copë letër duan të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, duke mos përfillur një nen i cili parashikon që partitë dhe koalicionet regjistrohen 60 ditë përpara zgjedhjeve. Sot jemi fiks 60 ditë përpara zgjedhjeve. Në qoftë se KQZ e merr përsipër këtë nen, ka shkatërruar përfundimisht zgjedhjet sepse në qoftë se data 18 prill shtyhet me një letër të Ilir Metë dhe Edi Ramës, pse data 18 qershor nuk shtyhet me një letër të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Në qoftë se 18 prilli ndryshon padrejtësisht nga KQZ-ja nesër, edhe 18 qershori ndryshon për reciprocitet.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/koalicionet-blushi-nese-kqz-vendos-shkaterron-perfundimisht-zgjedhjet/