Report TV - "Referendumi", Blushi e Hafizi: U vendos në kundërshtim me statutin

2016-04-01 0

"Edi Rama grabiti një mandat në krye të Partisë Socialiste, përmes një Kongresi të trukuar". Deklarata ka ardhur nga deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, nga qyteti i Shkodrës, ku ishte i shoqëruar nga deputetja socialiste e Qarkut Shkodër, Mimoza Hafizi.

Për këto arsye, Blushi ka kërkuar nga socialistët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë që ta shmangin këtë referendum, duke mos marrë pjesë fare në të.

E duke vijuar më tej, Blushi ironizoi mbi rezultatin e referendumit që sipas tij do të kthehet në një çështje bastesh në pikat e lotove, ndërsa rezultati i cili do të vendoset nga Rama sipas Blushit, do jetë mbi 95% ne favor të tij.

Pavarësisht se nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes për krijimin e një partie të re nëse referendumi mbahet, Blushi la të kuptohej se shqiptarëve të zhgënjyer u duhet krijuar mundësia të zgjedhin njerëzit që besojnë se qeverisin shumë më mirë.

E në fund Hafizi ka deklaruar se kjo betejë është e gjithë socialistëve.

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi krah njeri ? tjetrit, nga Shkodra në këtë 1 Prill kanë bërë publike 20 pikat e dokumentit të hartuar prej tyre që i thotë jo referendumit të 9 Prillit.
Më herët Blushi dhe Hafizi zhvilluan takimi edhe me anëtarët e PS- së në Shkodër.