Report TV - Bashkia nismë të re, çdo maturanti do i dhurohet set me librat e Agolli

2017-07-05 0

Bashkia e Tiranës ka nisur një tjetër nismë në qendër të së cilës do të jenë nxënësit që përfundojnë gjimnazin.

Të gjithë maturantët në përfundim të shkollës do të marrin një set me veprat e shkrimtarit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli, që u nda nga jeta pak javë më parë.

Nisma u prezantua nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj teksa inspektoi punimet e kryera në shkollën ?Sinan Tafaj?. Teksa u ndal te punimet e kryera në palestrën e shkollës, Veliaj u shpreh se krijimi i palestrave në 7 vatra të qendrave komunitare do t'u shërbejë jo vetëm nxënësve të kësaj shkolle por edhe të gjithë komunitetit.