Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arrest në burg ka vendosur gjykata e Durrësit për dy vëllezërit Ekonomi, të cilët akuzohen për vrasjen e 51 vjeçarit Agim Arapi mbrëmjen e 11 prillit 2017 në lagjen nr 1 të Durrësit.
Prokurori i çështjes Bledar Bejko teksa i bëri një rezume të përgjithëshme dinamikës së ngjarjes kërkoi të vlerësohej i ligjshëm arrestimi i dy vëllezërve Kujtim dhe Kostandin Ekonomi dhe kërkoi nga trupi gjykues caktimin e masës së sigurisë të arrestit në burg. Ndërsa avokatët mbrojtës Edmond Saliu dhe Tritan Tabaku pranuan dinamikën e ngjarjes që paraqitur nga organi i akuzës, por kërkuan si masë sigurie atë të arrestit shtëpiak ose garanci pasurore për klientët e tyre.
Vetë të akuzuarit nuk pranuan të flasin për ngjarjen duke u pajtuar me përfaqësimin e avokatëve. Pasi dëgjoi palët, trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtarja Eda Kaja vendosi për dy vëllezërit masën e sigurisë arrest me burg.
Dy vëllezërit akuzohen për dhunimin e rëndë deri në vdekjen e 51 vjeçarit agim Arapi mbrëmjen e së martës në Durrës për shkak të konfliktit është bërë një qire prej 13 mijë lekë të vjetra, që dy autorët e dyshuar i detyroheshin viktimës për një tub aspirimi që kalonte nga piceria e tyre në pronën e viktimës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-per-13-mije-leke-arrest-me-burg-vellezerve-ekonomi/