Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur mas" /> Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur mas"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për 30 ditë, për dy të plagosurit pas përplasjes me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut.
Ervis Martinaj dhe Eljon Hato do të jenë nën "arrest" jo në qelitë e burgut, por në dhomat e spitalit.
Ndërsa Ervis Martinaj ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, Eljon Hato ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.
Gjatë ditës së djeshme, prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervin Martinaj për të dhënë shpjegime për ngjarjen. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se organi i akuzës do të kërkojë masën e sigurisë arrest me burg për dy të plagosurit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasja-ne-ish-bllok-komunikohet-sot-masa-e-sigurise-te-plagosurit