http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryeministri Sali Berisha ka artikuluar nje propozim te ri kompromisi për zgjidhjen e krizës politike. Duke iu referuar te gjithë atyre qe mbështesin te drejtën e kryeministrit per te qëndruar ne detyre deri ne përfundim te mandatit 4 vjeçar qe parashikon kushtetuta, Berisha ka propozuar qe qeveria teknike te krijohet pas kësaj date dhe zgjedhjet te shtyhen.?Asnjë kundërshtim nuk kemi ne. Nëse është i lidhur aq shumë pas asaj karrigeje le të firmosë e të ikë me datë 18, të krijojmë qeverinë teknike, të bëjmë zgjedhje të lira. A e meriton ai këtë? Kurrën e kurrës nuk e meriton por ne nuk ngatërrojmë atë me qytetarët shqiptarë. Vetëm u themi atyre, pse ne kërkojmë qeverinë teknike.?Berisha ka vene ne dukje përplasjen mes Rames e Metës, duke deklaruar se liderin e maxhorances e kane braktisur edhe aleatet e tij.?Edi Rama sot të kanë braktisur të gjithë, sot të kanë braktisur dhe aleatët e tu. Pse? Se u pëlqen opozita? Jo absolutisht por se kauza e opozitës është një kauzë e drejtë.?Berisha ka sqaruar se qeveria teknike është e nevojshme per te përgatitur zgjedhjet, pasi është e vetmja mundësi per te ndaluar qe paratë e drogës te blejnë votën apo grupet kriminale te përdoren ne procesin elektoral.