Ora News – Nikolla: Sistemi arsimor shqiptar më afër standardeve europiane

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e raportit mbi perceptimin e mësuesve dhe prindërve për cilësinë e reformës në arsimin paraunivesitar. Sipas rezultateve reforma ka përmirësuar mësimdhënien si dhe ka siguruar prurje më cilësore në universitete. Ministrja Lindita Nikolla tha se raporti nuk ka për qëllim të evdientoj punët e bëra nga institucioni që ajo drejton port ë përmirësoje dhe zhvilloj më tej reformën.
Reforma e arsimit parauniversitar ka përmirësuar cilësinë e të nxënit dhe mësimdhënies si dhe ka siguruar prurje më cilësore në universitete. Kanë qënë këto disa nga rezultatet e raportit kombnëtar për perceptimin e mesuesve dhe prindërve mbi cilësinë e kësaj reforme. Ministrja Lindita Nikolla e cilësoi raportin si një instrument të rëndësishëm për të kuptuar momentet ku puna duhet intensifikuar.
Nikolla: Ky moment monitorimi nuk është një moment i qëllimte pëer të thënë sa shumë ne kemi bërë. Është një moment i qëllimtë për t?iu dëgjuar ju për të thënë se edhe sa shumë kemi për të bërë. Unë besoj fort që kyçi dhe thelbi i suksesit të reformave tona nuk ka qenë thjesht sa këto reforma po përafrojnë sistemin tonë arsimor me standardet europiane por ka qenë fakti sepse ato u ndërtuan duke dëgjuar secilin prej jush.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nikolla-sistemi-arsimor-shqiptar-me-afer-standardeve-europiane/