Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti mori pjesë në Workshop-in e Bashkëpunimit Bujqësor ?Shqiperi-Greqi?, zhvilluar sot në Korçë.
Ministri ka komentuar pozicionimin e LSI në zgjedhje ku tha se kjo parti e ka shprehur qartë vullnetin e saj për të qenë në koalicionin e majtë. Por, sipas ministrit më e rëndësishme është të zgjidhet situata e të ecet përpara.
I pyetur për situatën politike në vend ministri është shprehur se është i kënaqur nga shenjat e para të dialogut që i paraprijnë një kompromisi.
"Korça jep mesazhin që pa bashkëpunim nuk ka frymëzim. Këtë bashkëpunim duhet ta kthejmë në një përqasje. Pra, është koha e bashkëpunimit dhe pa bashkëpunim, nuk ka zhvillim, nuk ka integrim. Këtë frymë duhet ta kthejmë edhe si një përqasje personale. Jam i kënaqur që shoh shenjat e para të një dialogu dhe shumë shpejt edhe të një kompromisi. Palët duhet të ulen dhe të fitojë Shqipëria, të mos ketë vonesa në reformat për integrimin e vendit", tha Panariti.