Report TV - Kanabisi, Xhafaj: Policët që ndihmojnë krimin, përjashtohen

2017-07-04 0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte sot në Akademinë e Policisë ku ka folur para studentëve që ndjekin kursin për Patrullë të Përgjithshme.

Xhafaj ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë tolerancë në luftën ndaj kanabisit duke theksuar se çdo efektiv që do të bashkëpunojë me kriminelët do të përjashtohet nga Policia e Shtetit dhe do të ndiqet penalisht.

?Një punonjës policie që direkt ose indirekt mbështet një subjekt kriminal është i rrezikshëm për shoqërinë. Ne do ndëshkojmë policët që bashkëpunojnë me krimin. Nuk bëjmë asnjë kompromis me trafikantët, do ketë ndëshkim për çdo rrënjë kanabis të mbjellë për kultivuesit dhe ata që nuk raportojnë. Cilido polic që bëhet palë me krimin do largohet nga policia dhe do ndiqet penalisht. Të jemi të gjithë të bindur se tolerimi më vogël sjell krim të rëndë dhe mungesë të rendit se sigurisë publike?, është shprehur Xhafaj.

Ministri ka deklaruar se duhet vetting edhe për efektivët e policisë, ndërsa ka theksuar se policia ka marrë të gjitha masat për të garantuar zgjedhjet.