Report TV - Anëtare e NATO-s prej 8 vitesh ndihmë luftës ndaj terrorizmit

2017-07-04 0

TIRANE-Për 8 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO-s, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, zgjodhën të zhvillojnë një bisedë me studentë të Universitetit të Tiranës.

Të dy ministrat u ndalën tek rëndësia që ky anëtarësim ka për vendin tonë, por edhe detyrimet që rrjedhin prej tij.

Ministrja Kodheli solli në vëmendje praninë e Forcave të Armatosura pranë qytetarëve brenda vendit dhe pjesëmarrjen e kontributin në misionet ndërkombëtare, që rrjedhin si detyrim i të qenit vend anëtar i NATO-s.