Ky 1 Maj e gjen Shqipërinë me numër të shtuar të papunësh. Qindra ndërmarrje kanë hequr nga skema e sigurimeve punonjësit e tyre, ose po mbyllin aktivitetet, duke rrezikuar shtimin e ndjeshëm të numrit të të papunëve në vend. Sipas Tatimeve, deri tani janë larguar nga skema e sigurimeve shoqërore rreth 61 mijë punonjës.
Për shkak të masave drastike kundër përhapjes së koronavirusit ekonomia botërore ka shënuar humbje të mëdha dhe pothuajse gjysma e të punësuarve rrezikojnë të humbin vendin e punës. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) theksoi në një raport të fundit se situata ekonomike dhe ajo e punësimit në të gjitha rajonet e botës po përkeqësohet si rezultat i krizës. Deri tani më të prekur janë të punësuarit në sektorin informal që punojnë pa kontrata pune.
Ndërkohë raporti i para dy ditëve i Bankës Botërore nënvizonte se ata që do të vuajnë më rëndë dhe për më gjatë pasojat e pandemisë në Shqipëri janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme pa akses ose me akses minimal në kreditim. Po ashtu sipas Bankës Botërore edhe grupet vulnerabël pa mbështetje qeveritare do ta vuajnë njësoj rëndë situatën.
Qeveria shqiptare ndërkohë ka miratuar dy paketa ekonomike që sipas saj do ju vijë në ndihmë të prekurve nga efektet e KOVID-19. Eksperti i tregut të punës, Kastriot Sulka sqaron se përse kjo nuk është një ndihmë nga qeveria por një e drejtë që u takon të prekurve nga pasojat e KOVID. "Duhet të sqarojmë një gjë që është shumë e rëndësishme: Në rastin kur një punonjës ka qenë në punë, ai nuk po merr ndihmë nga shteti por është paraja që ky punonjës e ka derdhur tashmë në sigurimet shëndetësore pikërisht për pagesë papunësie. Sepse ajo që po pretendohet si ndihmë dhe që e quajnë "pagesë lufte" në fakt është pagesë që i takon çdo punonjësi me të drejtë që në momentin që del i papunë. Ata e përfitojnë këtë pagesë nga 3-6 muaj. Pra kjo nuk është ndihmë kjo është ajo çka u takon punëtorëve të cilët dalin të papunë. Është e gjitha një abuzivitet, që nga shteti që bën sikur e ngatërron terminologjinë dhe e quan ndihmë. Në këtë rast qeveria nuk por po u jep atë që u takon. Ndihmë kjo "pagë lufte" mund të quhet vetëm për ata persona që nuk kanë qenë në marrëdhënie pune ose kanë punuar në të zezë dhe nuk kanë derdhur kontributet. Në këtë rast po, është ndihmë"
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel