Report TV - Kombinati i autotraktorave 39 vjet histori, Shkëmbi: Më shumë vëmendje

2017-07-04 1

Në kombinatin e autotraktorëve në Tiranë pamja të kthen dekada pas.

Lidhja me të sotmen janë këto inxhinierë mekanikë, që mëgjithë thinjat e moshës, mbajnë në këmbë industrinë mekanike me cikël të mbyllur, e cila prodhon pajisje sipas porosisë. Sefer Shkëmbi, 61 vjecarin nga Tirana, e gjejmë pranë tornos, aty ku ka kaluar 47 vitet e punës.

Ishte 15 vjec kur kuptoi se kureshtja për inxhinierinë mekanike do e shoqëronte gjatë në jetën e mbushur me pasion për dijen dhe vullnet për punën.
E nëse i kërkon të ndajë me ne dicka nga vitet e rinisë, arrin të lexosh në të nostalgjinë.

"Ishim në klasë të 6-7 të fillore, dhe shkonim për të bërë praktika. Kishim pasur një orë atëherë që shihnim këto punët dhe shihnim dhe na pëlqente dhe donim që të punonim dhe ne se s'kishim parë ndonjëherë mjete që lëviznim, dëshira, grup shokësh i hymë kësaj pune dhe jemi këto që jemi", u shpreh inxhinieri mekanik.

Teksa punon për një pjesë traktori që duhet ta mbyllë shpejt, na tregon se mekanika është precizion, do shumë dije e ca më shumë kujdes.

Free Traffic Exchange