Francesk Radi është ende në koma, ndërsa skaneri ka dhënë rezultate jo të mira për gjendjen e tij. Hemorragjia ka përshkruar trurin duke pasur shkak tensionin e lartë, të cilin Radi prej disa kohësh e kishte të luhatshëm. Këngëtari është marrë nën kujdesin e posaçëm të doktor Mentor Petrelës, i cili pasi ka pritur rezultatet e skanerit është këshilluar në një takim me bashkëshorten e këngëtarit, duke i shpjeguar se çdo lëvizje e Françeskut për t?u mjekuar në një spital tjetër është fatale. Bashkëshortja e Francesk Radit, Tefta, ka shpresuar që të dërgohet në Romë, duke bërë thirrje për ndihmë, sepse sipas saj atje ka aparatura më të sofistikuara për ta shpëtuar trurin e pacientit.
Por, pas konsultës me doktor Petrelën, rezultati ka qenë se çdo lëvizje është fatale për jetën. Tefta Radi është shprehur se skaneri ka dalë shumë keq. Francesk Radi është ende në koma.