Mes lotëve e dhimbjes, i është dhënë lamtumira e fundit kantautorit të njohur shqiptar Françesk Radi.
Familjarë, miq, kolegë por edhe fansa të tij të shumtë kanë mbushur hollin e Radio Televizionit Shqiptar për të nderuar kujtimin e tij dhe në shenjë mirënjohje për atë që ai la pas.
Homazhet nisën në orën 10:00 dhe kanë vijuar deri në 12:00 në ambientet e RTSH, aty ku Françesk Radi punoi për disa vite me radhë.
Në sfond këngët e tij, lule të ndryshme dhe me duartrotiktje të shumta, sot Françesk Radi u përcoll për në banesën e fundin.