Kreu i ALUIZNI-it Artan Lame u ka kërkuar banorëve të pallateve të pahipotekuar t?u bëjnë presion ndërtuesve për të legalizuar shtesat pa leje, për të bërë të mundur pajisjen e këtyre objekteve me certifikata pronësie.
Aktualisht numërohen më shumë se 1300 pallate të braktisura nga ndërtuesit, ndërkohë që nga verifikimet në terren numri i tyre vazhdon të shtohet.
Lame i ftoi banorët të paraqiten në zyrat e ALUIZNI-t për të regjistruar pallatet e për të marrë certifikatat e pronësisë.
Lame ftoi gjithashtu qytetarët të mos bëhen pre e mashtruesve e sekserëve të cilët u paraqiten si punonjës të ALUIZNI-t e kërkojnë të përfitojnë prej tyre. Ai ju referua tre rasteve kur mashtrues u kanë marrë para banorëve në këmbim të legalizimit të objekteve.
Numri i objekteve të legalizuara në fund të marsit pritet të arrijë në 120 mijë në rang republike, ndërkohë që do vazhdohet me rreth 5 mijë legalizime në muaj.