Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i ALUIZN-t Artan Lame thotë në studion e ?Ekopolitikë? nga Aurora Sulçe në Ora News, se procesi i legalizimeve të pallateve pa hipoteka ishte tejet i vështirë për shkak të tipologjive nga më të ndryshmet.
Lame: Ishte e pamundur që të mlidheshin të gjithë tipologjitë e fantazisë së shqiptarëve në bërjen dhe zhbërjen e dokumenteve. Në pafundësinë e tipologjive që kishin bërë. Për të bërë sikur ua shisnin dhe ua merrnin me dorën tjetër. Ligji i legalizimeve krijonte hapësirën që këto pallate të legalizoheshin, praktikisht ishte e pamundur. Realisht, se sa e vështirë është dhe se sa punë do i secilës tipologji.
Edhe sot që po flasim kemi zbuluar tipologji të reja. Ndoshta do të kërkojë të bëjmë një shtesë në këtë vendim. Logjika e vendimit është e tillë..institucioni e ka më lehtë të merret me një ndërtues, se sa me 60 familje në një pallati. Duhet ta pranojmë që jo gjithmonë ndërtuesit janë delja e zezë. Duhet ta pranojmë që edhe niveli kulturor i popullsisë ndikon. Kur u thuhet shko tek noteri dhe thonë pse duhet të shpenzojmë. Ka ndërtues të ndershëm që janë penalizuar në mënyrë të padrejtë. Procesi i legalizimeve është një proces që e bëri kjo qeveri dhe nuk ka njeri në bot5ë që do të vijë ta bëjë Shabani
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/sot-ne-ekopolitike-legalizimi-i-pallateve-pa-hipoteka-i-ftuar-artan-lame/