Report TV - Sarandë, konfliktohet Ministria e Ekonomisë me atë të Bujqësisë

2017-07-04 2

SARANDË-Konfliktohen Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Ekonomisë. Ngjarja ka ndodhur në Butrint të Sarandës, ku përfaqësuesi drejtorisë së administrimit të ujrave në Sarandë, Ervin Kajo ka shkuar për të mbrojtur një qera të dhënë nga ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave e cila ishte e parashikuar për një periudhë 10-vjeçare.

Kontrata e qerasë ishte firmosur në vitin 2012 dhe do të vazhdonte deri në vitin 2022. Ndërkohë që sot administrimi i ujrave është në juridiksionin e Ministrisë së Bujqësisë.

Ministria e Ekonomisë aktualisht objektin e peshkimit, Vivar Butrint ia ka dhënë me qera një subjekti tjetër. Konflikti ka lindur mes dy ministrive pasi Ekonomia ka shkuar për t?ia dorëzuar pronarit të ri objektin ndërsa Ministria e Bujqësisë mbron pronarin e vjetër.

Free Traffic Exchange