SHKODER- Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka nënshkruar një marrëveshje me organizatën e peshkimit të liqenit të Shkodrës për mbrojtjen e këtij liqeni.
Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendësministri i Bujqësisë Alban Zusi, i cili ka evidentuar rëndësinë e kësaj marrëveshje.
Ndërkohë, zëvendësministri Zusi ka marrë pjesë edhe në fillimin e kursit për peshkatar nga rreth 40 të rinj, kryesisht nga zonat përreth liqenit të Shkodrës.
Sipas zëvendësministrit të Bujqësisë "ky kurs është mjaft i dobishëm, jo vetëm për këta të rinj, por edhe për liqenin e Shkodrës".