Report TV - I merret goja, Xhelal Mziu: Mediat “predistojze”

2017-07-04 0

U përfol gjatë në Shqipëri kryebashkiaku socialist i Tepelenës Tërmet Peçi për fitoren e tij ?publicitare?.

Por jehona e veprimeve të një tjetër kryebashkiaku u reflektua në shumë media ndërkombëtare.

Bëhet fjalë pikërisht për Xhelal Mziun, kryetarin e bashkisë Kamëz, i cili me krenari pranë Luzlim Bashës flet për titujt që mediat më ?predistjoze" i kushtuan dhënies së titullit ?qytetar nderi? presidentit amerikan Donald Trump.

Pavarësisht se Mziu nuk di ta shqiptojë mirë fjalën prestigjioze, Lulzim Basha nuk e hoqi buzëqeshjen nga buza ndërsa premtoi për banorët e Kamzës një vizitë të afërt të presidentit amerikan në vendin tonë dhe pse jo dhe në Kamëz.