LSDM dorëzon firmat - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
LSDM i ka dorëzuar kryetarit të parlamentit maqedonas në detyrë Trajko Veljanovski firmat e 67 deputetëve, në mënyrë që t?i hapet rruga vazhdimit të seancës konstituive të kuvendit. Sekretari i kësaj force politike, Oliver Spasovski, tha se hapi i parë pas mbledhjes së parlamentit do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri. Tashmë pritet që Veljanovski të njoftojë mbajtjen e seancës, për nisjen e punës së një prej institucioneve kryesore të vendit. Vetë lideri i LSDM, Zoran Zaev, theksoi se nuk do të humbëse kohë për qeverinë e re.?Si mandatar nuk do të harxhoj 20 ditë për të formuar qeverinë e re. Do të bëj çmos që në rast se e marr mandatin, t?i shkurtoj të gjitha këto afate që të kursejmë kohë.?Socialdemokratët shpresojnë qe presidenti Ivanov t?i japë mandatin Zaev për qeverinë, por kreu i shtetit nuk ka ndryshuar qëndrim pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtareve.Javën e ardhshme, Shkupin do ta vizitojë sërish komisioneri për Zgjerimin Hahn dhe tre eurodeputetë, që do të takohen më presidentin dhe krerët e partive politike, për të kërkuar krijimin e qeverisë pa humbur kohë.

Free Traffic Exchange