Report TV - 'Veliera' në Durrës, zbardhet vendimi gjykata pezullon punimet në zonën A

2017-07-04 3

Report Tv ka zbardhur vendimin e plotë të Gjykatës së qytetit të Durrësit në lidhje me pezullimin e punimeve për zonën A ku po ndërtohet 'Veliera'.

E ndërsa prokuroria e qytetit bregdetar kërkoi sekuestro preventive dhe pezullimin e punimeve duke mos lejuar vazhdimin e punimeve në të gjithë projektin, gjykata në datë 3 mars vendosi që të pranojë pjesërisht kërkesën duke pezulluar punimet vetëm në zonën A.

Në lidhje me ndërtimin e Velierës në Durrës, Sazan Guri ka kërkuar që të pezullohen të gjitha punimet.