Edhe këtë verë, qyteti bregdetar i Durrë" /> Edhe këtë verë, qyteti bregdetar i Durrë"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe këtë verë, qyteti bregdetar i Durrësit duket se do ti presë vizitorët shqiptarë dhe të huaj me një kaos në qarkullim pranë zonë së quajtur "Veliera".
Projekti për rregullimin e sheshit para portit të Durrësit po zvarritet nëpër dyert e gjykatave ndërsa kantierët ende të hapura në zemër të qytetit, inertet dhe betoni po dëmtojnë imazhin e tij.
Vendimi i datës 13 shkurt të 2018-s i Gjykatës Administrative në Durrës nuk ka pajtuar asnjë prej palëve. Ashtu si shoqëria civile, edhe bashkia e Durrësit e kanë apeluar vendimin.
Por një tjetër pengesë që po zvarrit çështjen në Apel është mosdorëzimi i vendimit të zbardhur nga Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë në Durrës.
Ligji parashikon që vendimi duhet të zbardhet brenda një harku kohor dy javor ose 15 ditë pas dhënies së vendimit, por kanë kaluar 40 ditë dhe vendimi ende nuk është zbardhur.
Në mungesë të vendimit të zbardhur procesi ka mbetur pezull. Për Bashkinë Durrës, Gjykata Administrative në Durrës po bëhet shkak i vonesave për ?Velierën?.
Aktualisht, firma e kontraktuar do të vazhdojë punimen në zonën B arkeologjike.
Nga punimet është përjashtuar zona A ku janë bërë zbulime arkeologjike.Punime në këtë zonë nuk do të ketë për aq kohë sa nuk ka vendim të formës së prerë për këtë çështje.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zvarritet-veliera-punimet-vijojne-ne-zonen-b