Report TV në qendrën e refugjatëve në Kroaci, historia e 16-vjeçarit nga Irani e 17-vjeçares Afgane

2017-07-04 1

Nga Antonio Çakshiri/ Gazetari i Report TV Antonio Çakshiri, pjesë e grupit të gazetarëve të rinj të Ballkanit me 26 pjesëmarrës nga SHBA, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kroacia e Sllovenia në një projekt të financuar nga Ambasada e SHBA ?Balkan Bridges? vizituan qendrën e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Kutina të Kroacisë ku strehohen rreth 80 emigrantë nga Irani, Iraku, Afganistani dhe Siria.

Qendra ndodhet rreth 60 km larg nga kryeqyteti Zagrebi dhe strehon edhe fëmijë disa me familje dhe disa jo. Fëmijët mund të shkojnë të arsimohen në shkollat në qytetin e Kutinës por vetëm si ?të ftuar? dhe jo si nxënës të cilët mund të regjistrohen për të marrë nota.

Këta refugjatë u deportuan nga Gjermania dhe Austria disa duke lënë pas miqtë e tyre, disa duke ndërprerë ëndrrat por gjithmonë me shpresë për të ardhmen e tyre duke e lenë pas të shkuarën për të mos ta kujtuar më. Këta refugjatë u kthyen në Kroaci pasi ishte shteti i parë europian ku ata ishin regjistruar kur kaluan përmes Ballkanit dhe shkuan në Gjermani e Austri.

Në qendër njihemi me Rezan, një djalë 16-vjeçar nga Irani i cili si shumë të tjerë la pas miqtë e tij në Austri e ishte detyruar të kthehej në Kroaci, si një i Krishterë ai i trembej kthimit në Iran për shkak se mund të vritej për besimin e tij. Reza u kthye në Kroaci nga Austria rreth 3 muaj më parë dhe shkon në shkollë në Kutina ku mëson gjuhën angleze dhe kroate.

?Këtu në këtë qendër më bëhen rreth 3 muaj dhe shkoj çdo ditë në trajnime për vrapim. Unë gjithashtu shkoj në shkollë por për mua është e vështirë për shkak të gjuhës por gjithsesi shkoj. Mua më pëlqen shumë Austria edhe Kroacia gjithashtu por unë kam shumë shokë në Austri dhe trajnerin tim të vrapimit, të cilët më mungojnë.?
16-vjeçari ka fituar 2 trofe të vendit të parë dhe të dytë teksa përfaqësonte Iranin në vrapim për të rinj në garat e zhvilluara në Austri pak kohë më parë.

?Në Austri këtë trofe e kam fituar për vendin e parë në garat e vrapimit. Trofeun e dytë e kam fituar sërish në Austri për vendin e dytë në garat e vrapimit?

Pjesën më të madhe të kohës Reza e kalon ne celularin e tij duke komunikuar në rrjete sociale me miqtë dhe trajnerin në Austri por edhe me pjesën tjetër të familjes së tij.



Ai jeton me vëllain e tij dhe kunatën në një dhomë rreth 20 metra m2 por duke mos e humbur kurrë shpresën se jeta e tij një ditë do të përmirësohet.

Brenda qendrës së refugjatëve ka vende ku fëmijët mund të luajnë lojëra sportive

Njihemi me Roksarën një vajzë 17-vjeçare nga Afganistani e cila së bashku me familjen e saj është deportuar 9 muaj më parë nga Austria në Kroaci, familja e saj ka kërkuar azil në këtë shtet dhe pas pak kohësh do të transferohet për të jetuar në një apartament në Zagreb.

?Unë jam Roksar, jam 17 vjeçe dhe jam nga Afganistani, me familjen kam qëndruar 6 muaj në Austri pastaj na deportuan në këtu në Kutina të Kroacisë, kemi rreth 9 muaj që po qëndrojmë në këtë qendër. Mua më pëlqen të jetoj këtu dhe kemi përfunduar procesin ...

Free Traffic Exchange