Ora News – “Riatdhesimi” i call center, Telecom Italia ikën më 20 mars

2017-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Operatorët e call center në Shqipëri pas 1 prillit janë vënë para faktit të kryer të ligjit italian për kufizimin e aktivitetit të tyre dhe riatdhesimin e këtyre bizneseve. Ata kërkojnë marrjen e masave nga shteti shqiptar për të zbutur efektet e këtij ligji, ndërsa nga ana tjetër shumë sipërmarrje call center po marrin masa për tu larguar. Subvencioni që ofron shteti italian për të call center që operojnë në vendet e BE duke favorizues. Ndësa kompania Telecom Italia prej 20 marsit tërhiqet nga Shqipëria dhe nuk ofron shërbime për call center që kryejnë thirrje prej këtij vendi.
Pas 10 mujash debate riatdhesimi i kompanive për call center është bërë fakt i kryer. Prej 1 prillit ai shtrin fuqinë e tij dhe rrezikon edhe bizneset e këtij sektorit që operojnë në Shqipëri. Siguria se sipërmarrësi italinë të këtij sektori në vendin tonë nuk do prekeshin u dha nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, por homologu në shtetin fqinj i dha kësaj çështjeje goditen e finale, duke ofruar subvencion për bizneset që kthehen të opërojnë në vendet e BE.
Sinkron Egli Haxhiraj Avokat Këshillimi i Sipëmarrësve Italianë: Do të ishte mirë që edhe qeveria shqiptare të përgjigjej me një strategji të përbashkët midis operatorëve dhe shoqatës së call centerave dhe vetë biznesmenëve italiane për të marrë masa që të reduktojë efektet negative të këtij ligj, zbatimin në Shqipëri.
Përfaqësuesit i Comfini Industria Italia në Shqipëri, Roberto Caparrota thotë se 97% e këtyre bizneseve duke filluar nga 1 prilli deri në 6 muaj do të mbyllen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/riatdhesimi-i-call-center-operatoret-ligji-italiane-fakt-i-kryer/